Greqi, mungesa e furnizimit me ilaçe prek shumë njerëz.     /Foto: AA

Mungesa në furnizimin me ilaçe në Greqi, po prek gjithnjë e më shumë njerëz.

Në lajmet e mediave greke thuhet se shumë persona kanë mbetur në situatë të vështirë për shkak të problemit të furnizimit me produkte të tilla si antibiotikë, pika për sy dhe insulinë si dhe kryesisht ilaçe për fëmijë.

Në lajme tërhiqet vëmendja se problemi për ilaçe është përjetuar në një periudhë kur rastet e virusit kanë shënuar rritje dhe se nëpër farmaci nuk gjenden të paktën 140 lloje të ilaçeve.

Ministri grek i Shëndetësisë, Michalis Chrisochoidis, në një program ku mori pjesë dje në një radio pranoi se po përjetohet mungesë e dhjetëra ilaçeve.

TRT Balkan / agjencitë