Greqia po përgatitet të dëbojë nëntë shtetas evropianë të përfshirë në protestat propalestineze javën e kaluar në kryeqytetin Athinë.
Mediat lokale raportuan të hënën se nëntë protestuesit nga Gjermania, Spanja, Britania, Italia dhe Franca u arrestuan me akuza përfshirë ndërprerjen e funksionimit të një njësie publike dhe ndihmën në dëmtimin e pronës së huaj.
Duke folur për Anadolu, Iota Masuridu, një nga avokatët e të pandehurve, tha se protesta në Athinë ishte pjesë e një mobilizimi global të studentëve.
“Ishte një protestë politike që bëri thirrje për ndalimin e gjakderdhjes në Gaza. Ishte e ligjshme dhe etike”, tha ajo, duke nënvizuar se Universiteti i Athinës, ku u zhvillua protesta natën e 13-14 majit, nuk bëri ankesë kundër protestuesve.
Masuridu tha se ata do të apelojnë kundër vendimit më 28 maj.