Një sulm kibernetik mbylli përkohësisht shërbimet publike online dhe faqet qeveritare të Shqipërisë më 17 korrik. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bëri me dije se bëhej fjalë për një sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë.
Kompania amerikane “Mandiant” njoftoi se sulmi kibernetik mund të jetë vepër e hakerëve pro-iranianë që kishin për qëllim të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri.
Ka qenë grupi “Homeland Justice” që mori përgjegjësinë e sulmit kibernetik që synonte prishjen e konferencës që do të mbahej më 23 dhe 24 korrik nga grupi opozitar iranian Muxhahedeen-e-Khalq, por që u anulua pas paralajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.
“Kjo ngjarje përbën një kërcënim aktiv për organizatat publike dhe private në vendet e tjera anëtare të NATO-s. Ndërsa negociatat rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit kanë ngecur, ajo tregon se Irani mund të jetë më pak i përmbajtur në kryerjen e sulmeve kibernetik në vazhdim”, tha kompania amerikane.
Kryeministri Rama ka bërë me dije pas sulmit kibernetik, se falë punës së një skuadre shqiptaro-amerikane, nuk u fshi asnjë e dhënë.
Prej vitesh zonën e Manzës në periferi të Tiranës, në Shqipëri ekziston kampi "Ashraf” në të cilën qëndrojn rreth tre mijë pjesëtar të opozitës iraniane në emigrim.
5 Gus 2022
Hakerë pro-iranian dyshohen për sulmin kibernetik në Shqipëri
Më 23 dhe 25 korrik grupi opozitar iranian Muxhahedeen-e-Khalq duhet të mbanin një konferencë
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.