Harpistja turke Şirin Pancaroğlu performon në Kosovë        / Foto: AA

Një nga harpistet kryesorë të Türkiyes, Şirin Pancaroğlu, ka performuar para publikut kosovar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pancaroğlu, e cila erdhi në Kosovë për të prezantuar koleksionin e saj muzikor në kuadër të projektit “Kolekisionit Muzikor i Harpës Turke”, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Türkiyes, mbajti një koncert në Prishtinë në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës.

Në kuadër të aktivitetit, Pancaroğlu prezantoi para publikut veprat e kompozuara nga vetë ajo, duke përdorur elemente të muzikës turke, në veçanti “makam”, sistemi që organizon gjuhën melodike dhe “usul”, sistemi që drejton modelet ritmike.

Në një deklaratë për Anadolu pas koncertit, Pancaroğlu tha se kishte përgatitur vepra muzikore turke si një koleksion notash nga e kaluara e deri më sot në kuadër të projektit të përgatitur me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Ajo tha se duke prezantuar koleksionin e muzikave në vendet që viziton, dëshiron të tregojë se muzika turke mund të luhet me harpë.

“Ne jetojmë në një gjeografi muzikore shumë të bukur. Prandaj, me këtë projekt të harpës turke unë synoj të inkurajoj artistët e harpës në vendet e tjera që të shkruajnë muzikën e tyre tradicionale për harpën. Ata kanë një model të mirë para tyre”, tha Pancaroğlu.

Performanca e harpistes Pancaroğlu u vlerësua me nota të larta nga publiku për koncertin që zgjati afërsisht një orë.

Nga ana tjetër, Pancaroğlu gjithashtu do ta ndajë skenën me Orkestrën Filharmonike të Kosovës në një performancë më 2 mars.

TRT Balkan / agjencitë