Ka hyrë zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.
Vendimin për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve, Qeveria e Kosovës e mori të premten.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosvës në përputhje me vendimin e ri të qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.
“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ‘ĐA’ nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend. Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin”, ka shkruar ai në Facebook.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës çështjen e targave parasheh që nga sot e deri më 21 nëntor të zbatohet masa e qortimit. Pastaj duke nisur nga data 21 nëntor e deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Faza e tretë e zbatimi të vendimit të Qeverisë së Kosovës përasheh përdorimin e targave provuese. Kjo masë parashihet të hynë në fuqi nga data 21 janar e deri më 21 prill, pas të cilës datë siç deklaroi kryeministri Albin Kurti nuk do të lejohen targa tjera në Republikën e Kosovës.
1 Nën 2022
Hynë në fuqi masa qortuese për targat ilegale serbe
Deri më 21 prill 2023 pronarët e makinave me targa serbe kanë afat që t'i riregjistrojnë automjetet e tyre me targa RKS.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.