Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në ambientet e kampusit universitar në Shkup organizoi një takim me media ku prezantoi vizionin dhe misionin e tij, dhe më pas u informua për aktivitetet aktuale dhe projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në zhvillimin e arsimimit të studentëve.
Prof. dr. Lutfi Sunar, rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, në fjalën e tij në takim theksoi se termi “ndërkombëtar” i inkorporuar në emrin e universitetit nuk është zgjedhur rastësisht.
“Ne punojmë me idenë se ky universitet është ndërkombëtar në çdo aspekt dhe e zhvillojmë në çdo fushë të punës sonë”, tha rektori Sunar. Ai informoi se IBU-ja aktualisht ka studentë nga më shumë se 20 vende të ndryshme, dhe se 60% e studentëve janë nga vende të ndryshme. Përveç vendeve të rajonit të Ballkanit dhe Türkiyes, universiteti ka studentë edhe nga vende gjeografikisht më të largëta.
“Nëse ecni nëpër kampusin universitar do të dëgjoni gjuhë të ndryshme. Kjo me të vërtetë u mundëson studentëve të kenë lidhje të ndryshme”, theksoi Sunar, duke shpjeguar se universiteti në njëfarë mënyre pasqyron identitetin e vendit të pasur me kultura, gjuhë dhe fe të ndryshme.
“Ky diversitet te ne nuk është vetëm në pjesën e studentëve, por edhe në atë të stafit administrativ dhe akademik”, tha Sunar, duke kujtuar se IBU-ja këtë vit feston 18-vjetorin e ekzistencës së vet. Sipas tij, nëse më herët misioni i universiteteve ishte që studentët të merrnin diplomën, së fundmi, me zhvillimin e teknologjisë, internetit dhe inteligjencës artificiale, bota po hyn në një epokë të re, në të cilën universitetet në nivel global duhet të transformohen sipas nevojave aktuale.
Shpallja e projekteve të reja të IBU-ja
Në këtë kontekst, rektori i IBU-së bëri të ditur se këtë vit kanë filluar të realizojnë projekte të reja.
“Ne filluam të kemi një mentalitet të ri arsimor që është jashtë kufijve të universitetit, por është bashkë me shoqërinë. Kjo do të thotë që ne u hapim hapësirë studentëve të sjellin në universitet atë që mësojnë në jetën e tyre të përditshme. Për ta zbatuar atë duhej të bënim transformime në çdo pjesë të universitetit. Ne kemi një kampus shumë të zhvilluar këtu, salla më e madhe e konferencave është këtu. Deri në fund të shkurtit do të krijojmë laboratorin më të madh universitar, po ashtu po krijojmë një qendër mediatike që do të jetë më e madhja nga të gjitha universitetet”, tha Sunar.
Më konkretisht, ai bëri të ditur se rreth datës 20 mars do të jetë hapja zyrtare e laboratorit, rreth datës 15 prill do të bëhet hapja zyrtare e qendrës së inovacionit.
“Kampusi i parë i gjelbër” i IBU-së
Sa i përket rritjes së numrit të studentëve në IBU, rektori Sunar tha se numri i studentëve në këtë universitet po rritet jo vetëm nga vendet e Ballkanit dhe Türkiye.
“Numri i studentëve vendas që janë nga vendi është në rritje dhe pjesa tjetër është rreth 30-40 për qind”, informoi rektori Sunar, i cili ndër të tjerash tha se IBU-ja do ta ketë kampusin e parë universitar të gjelbër nga qershori i këtij viti, me të cilën universiteti do ta furnizojë vetë me energji.