Përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup, Gabriel Gualano de Godoy, i shoqëruar nga delegacioni i tij, vizitoi kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), njoftoi IBU.
Delegacioni i UNHCR-së pati një takim me prof. dr. Lutfi Sunar, rektor i IBU-së.
Gjatë takimit, siç raportohet, rektori Sunar shoqërohej nga prorektorët prof. Snezhana Biliq, asoc. Mevludin Ibish, si dhe asoc. dr Seyhan Murtezan Ibrahimi.
Në kuadër të takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy institucioneve, ndër të tjera, për ofrimin e mundësive të veçanta për bursa për refugjatët në vitin e ardhshëm akademik.
Gjithashtu, prorektorët Ass. Mevludin Ibish dhe Assoc. Prof. Dr. Seyhan Murtezan Ibrahimi i njoftoi mysafirët për mundësitë dhe kapacitetet e IBU-së.
“Si rezultat i kësaj vizite, IBU-ja është zotuar të ofrojë 5 bursa të plota për studentët refugjatë në Maqedoninë e Veriut për vitin akademik 2024/2025”, thuhet në një deklaratë të universitetit.