Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino gjatë konferencës për mediet në nisje të Botërorit të Katarit vlerësoi Shqipërinë që hapi dyert për refugjatet afgane.
Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Katarit, Doha, Infantino, tha se të gjitha vendet evropiane e amerikane, shtete e Amerikës së Veriut, mbyllën dyert duke kërkuar falje se nuk mundeshin.
“I vetmi vend që tha se ne do t’i sjellim këtu sepse ne e dime çfarë është vuajtja dhe largimi nga vendi yt ishte Shqipëria. Dhe miku im Edi Rama tha se ato janë të mikpritura këtu në Shqipëri, ku ato mund të ndërtojnë një të ardhme. Kështu pra, Shqipëria i hapi dyert. Nga të gjitha vendet vetëm Shqipëria hapi dyert për refugjatet afgane, të cilat duhej të iknin sepse po luanin futboll në Afganistan”, tha Infantino.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shpërndarë inserte nga kjo konferencë shkroi se bëhet fjalë për një moment krenarie për Shqipërinë.
Ndryshe, kreu i FIFA-s, Infantino theksoi se në pyetje ishin 160 vajza e gra, dhe jo 1.600 apo 16.000.
21 Nën 2022
Infantino vlerëson Shqipërinë për pranimin e refugjatëve nga Afganistani
Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Katarit, Doha, Infantino, tha se të gjitha vendet evropiane e amerikane, shtete e Amerikës së Veriut, mbyllën dyert duke kërkuar falje se nuk mundeshin.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
BeH dhe Shqipëria në top 5 vendet në botë me diasporën më të madhe
Pas shpërbërjes së RSF të Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, shumë emigruan nga vendet e Ballkanit në kërkim të një jete më të mirë. Në pjesën më të madhe, popullsia emigroi në një nga vendet më të zhvilluara të Evropës.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore