Ish-ushtari i UÇK-së Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim nga Specialja.     Foto:  / Photo: AFP

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se Mustafa ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme.

“Dënim me 10 vjet burgim për krimin e luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

Prokuroria e përndiqte Mustafës me akuza se në prill të vitit 1999, UÇK-ja ka mbajtur të arrestuar në fshatin Zllash, i ka lënë ato pa ushqim, ujë, higjienë dhe ndihmë mjekësore dhe sipas akuzës, i ka torturuar.

“Trupi gjykues konstatoi se prokurori i specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se u krye krimi i luftës i ndalimit arbitrar i pikës 1 kundër të paktën gjashtë personave në kompleksin e ndalimit në Zllash, afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999...Duke marrë parasysh keqtrajtimin që vuajtën viktimat në tërësi, turpi gjykues konstatoi se Prokurori i Specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të bazuar se krimi i luftës i torturës në pikën 3 u krye ndaj së paku 6 personave në kompleksin e ndalimit në Zllash afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999. Trupi gjykues gjykoi se akuza e trajtimit mizor mbulohej tërësisht nga akuza e torturës dhe rrjedhimisht vendosi të mos e shqyrtonte më tej, kjo u bë për hir të drejtësisë për zotin Mustafa”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.




TRT Balkan / agjencitë