Marrëveshja që bashkon, i shëron plagët e të kaluarës dhe e hapë rrugën e paqës, vëllazërimit dhe rritjes. Kështu katër vite më parë e shihnin Marrëveshjen e Prepsës, ish-kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Por, çka solli Marrëveshja nënshkruar në Nivicë? Sa në të vërtetë ky dokument i nënshkruar me 17 qershor të vitit 2018 nga ish-krydiplomatët e Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kosijas, i dha perspektivë më të mirë raporteve mes dy vendeve?
Anëtarësimi në NATO u realizua, data për negociata vetëm dëshirë
“A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Kjo ishte pyetje e referendumit i cili u mbajtë me 30 shtator të vitit 2018. Qeveria e asaj kohe në Shkup, vendosi që Marrëveshja e Prespës, patjetër të kontrollohet nga qytetarët. Pas pjesëmarrjes së pamjaftueshme prej 36,91 për qind kundrejt minimumit prej 50 për qind plus një votë votimi u transferua në Kuvend. Ndryshimet kushtetetuese të cilat parashiheshin në Marrëveshjen e Prespës, u miratuan në Kuvend me 81 votë “për”.
Me votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe procedurat e parapara, Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin kushtetues dhe sipas Marrëveshjes së Prespës u bë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Katër vite më pas anëtarrësimi në NATO u bë realitet, por data për hapjen e negociatave me BE-në ende mbetet qëllim i parealizuar.
Me heqjen e bllokadës nga Greqia, përfundoi kontesti prej tre dekadash për emrin mes dy shteteve. Maqedonia e Veriut me 27 mars të vitit 2020 u bë shteti i 30-të anëtar i Aleancës Veri-Atlantike (NATO). Marrëveshja me Greqinë ishte kushti kryesor që vendi të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake.
Rruga për në Bruksel kalon përmes Sofjes
Kur shihej se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë të fiton edhe datën për fillimin negociatave me BE-në, u paraqit pengesë e re. Bullgaria e kushtëzoi konferencën e parë ndërqeveritare me tri kërkesa. Qëndrimi kornizë i Kuvendit të Bullgarisë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe zbatimi i Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë.
Është e pasigurtë se vallë dhe kur do të ketë ndryshim në qëndrimet e Sofjes, posaçërisht pas spekulimeve të propozimit francez për ngritjen e vetos bullgare, si dhe çfarë dinamike në raporte do të sjell propozimi i Emanule Makronit. Kryeministri bullgar Kirill Petkov është shënjestër të opozitës për shkak të informacioneve se është gati të bëjë përjashtime. Situatën edhe më tepër e komplikon gjendja aktuale në Bullgari, zhvillimet në Kuvend dhe mundësia për zgjedhje të reja parlamentare.
Përfitime tjera
Rritja e besimit dhe shkëmbimit tregtar mes dy shteteve, inkurajimin te investitoret vendas dhe të huaj, krijimi i klimës së favorshme për biznes, vendosja e Maqedonisë së Veriut në kartën rajonale për realizimin e projekteve më rëndësi, sipas Qeverisë janë përfitimit të cilat i solli nënshkrimi i Marrëveshjes.
Qëndrimi i BE-së është se marrëveshjet e këtilla, si kjo e Prespës, kontribuojnë për stabilitet rajonal dhe duhet të shërbejnë si shembull. Një pjesë e shteteve të rajonit janë në këtë vijë, ndërsa tjerët vlerësojnë se ajo çka kërkohet nga Maqedonia Veriut, si kusht në raportet me Bullgarinë, është dëshmi e politikës joparimore të BE-së.
Reagimet negative
Atë çka Marrëveshja e Prespës nuk e arriti edhe pas katër viteve, si në Maqedoninë e Veriut, po edhe në Greqi është uniteti politik. Të dy shoqëritë janë larg nga konsensusit shoqëror lidhur me këtë çështje.
Një pjesë e partive politik dhe qytetarëve nuk pajtohet se marrëveshja ka sjellë përfitime dhe ende vlerësojnë se ajo është në dëm të interesave kombëtare dhe identitetit.
Qëndrimet e tilla ishin arsye për protesta massive. Por, mbështetjen të cilën marrëveshja e gëzon te bashkësia ndërkombëtare është arsye që ajo të shihet me sytë e realitetit, pavarësisht pozicioneve të faktorëve të caktuar politik se në një të ardhme të afërt apo të largët marrëveshja duhet të pëson ndryshime.