Raporti i Komisionit Evropian, i cili u publikua sot nga Komisari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, ka bërë të ditur se Shqipëria ka ruajtur fokusin e saj në reformat në rrugën drejt BE-së.
Sipas KE-së, Shqipëria vijoi me reformat në drejtësi, por vihet në pah numri i madh i çështjeve të prapambetura. Brukseli ka vënë re gjithashtu përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por ka rezerva për lirinë e shprehjes.
Shqipëria nevojitet të vazhdojë përpjekjet në fushat kyç të sundimit të ligjit!
“Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres të mirë dhe ka dhënë rezultate të qarta. Reforma gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe procesi i vetingut, i cili ka vazhduar të ecë me ritme studimore janë shembuj të progresit të mirë. Vendi ka treguar një nivel të lartë përkushtimi për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përpjekje të mëtejshme mbeten të nevojshme në fushat kyç të sundimit të ligjit, duke përfshirë reformën në gjyqësor, lirinë e shprehjes, luftën kundër korrupsionit, si dhe për të drejtat e pronës, çështjet e pakicave dhe lirinë e medias“, tha ai.
Kosova ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Ndërkaq, për Kosovën, Varhelyi tha se ky vend ka bërë punë për të hedhur themelet e një progresi të qëndrueshëm në disa fusha.
Ai tha se presin që gjatë vitit të ardhshëm të ketë një realizim më të shpejtë dhe efektiv të agjendës së reformave të BE-së në Kosovë. Derisa përsëriti qëndrimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën, kurse kërkoi konstrukitvitet në dialogun me Serbinë.
“Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së. Ne e pranojmë se Kosova gjithashtu ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit. Është bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër, energjinë dhe inovacionin. Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet”, tha Varhelyi.
Lidhur me Maqedoninë e Veriut, Komisari Evropian Varheji tha se viti 2022 ishte një vit i rëndësishëm sepse filloi procesi i negociatave.
Ndërkaq, Komisari i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, njoftoi se Komisioni Evropian ka rekomanduar që Bosnjë e Hercegovinës t’i jepet statusi i “vendit kandidat” për anëtarësim në BE.