Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar rekomandimin për statusin e vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.
Ministrat përgjegjës për çështjet evropiane, në takimin që po zhvillohet, miratuan konkluzione ku thuhet që “rekomandohet që Bosnjë e Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian”.
Kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet ta konfirmojnë këtë vendim në një takim të planifikuar për të enjten, 15 dhjetor 2022.
Bosnja e Hercegovina aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2016.
TRT Balkan / agjencitë