Kingji mirëpriti homologun nga Maqedonia e Veriut, Vasko Gjurçinovski.     /Foto: Arben Kingji/Facebook

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Armatosur të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade, Arben Kingji priti në takim zyrtar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski.

Takimi mes dy homologëve u fokusua në marrëdhëniet dypalëshe të bashkëpunimit ushtarak, si shtete fqinje dhe si dy vende anëtare në NATO.

Gjeneral Kingji u shpreh: “vendet tona luajnë një rol kyç në forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë në rajon e më gjerë, duke marrë pjesë aktivisht në të gjitha nismat e NATO-s në mbrojtje të lirisë dhe të vlerave demokratike”.

Gjenerallejtënant Gjurchinovski, pasi u njoh mbi procesin e zhvillimit dhe modernizimit të FARSh-it, falënderoi gjeneral Kingjin për pritjen e veçantë, si dhe gjatë takimit dypalësh vuri theksin për angazhimin e përbashkët në gjetjen e mundësive të reja për thellimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive të vendeve tona, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

TRT Balkan / agjencitë