Kontrabandohen 80 mijë litra naftë në detin e Shqipërisë

Kontrabandohen 80 mijë litra naftë në detin e Shqipërisë

Nga operacioni policor i koduar “Diesel”, janë arrestuar 2 persona
Nafta tentoi të kontrabandohet me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.     Foto: AA 

Organet e sigurisë të Shqipërisë e kanë realizuar operacion policor të koduar “Diesel”, ku si rezultat i këtij aksion është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 2 shtetasve, për mbajtjen e rreth 80 mijë litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës informon se, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore dhe si rezultat i punës profesionale policore, në kuadër të operacionit “Diesel”, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të banorëve të Durrësit. "Dy shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80 000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë”, thonë nga Polica e Durrësit.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar.
Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Të gjitha materialet shtesë organet policore i’a kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ATA