Një ndër tiparet themelore të shtetit të fortë dhe demokratik është sundimi i ligjit. Kjo madje është kërkesë primare e komunitetit ndërkombëtar në raport me vendet e Ballkanit me aspirata për hyrje në familjen e Bashkimit Evropian.
Lidhur me këtë Organizata World Justice Project ka publikuar Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022 të gjithsej 140 vendeve të botës, përfshirë këtu edhe shtetet e Ballkanit.
Kriteret përcaktuese nëse ka sundim të ligjit në një vend ose jo janë këto: kompetencat e qeverisë, mungesa e korrupsionit, qeveria e hapur, të drejtat themelore të njeriut, rendi dhe siguria, zbatimi i ligjit, drejtësia civile dhe ajo penale.
Kosova e dyta në botë me progresin më të madh
Në këtë drejtim, sipas raportit të publikuar nga Organizata World Justice Project, Kosova është shteti me indeksin më të lartë të sundimit të ligjit në Ballkan, njëherësh edhe shteti i dytë në botë për përmirësim më të madh në sundimin e ligjit.
Nga vendi i 60-të në vitin e kaluar, Kosova këtë vit është radhitur në vendin e 57-të.
Maqedonia e Veriut dhe BeH progres të vogël
Duke qenë se Maqedonia e Veriut dhe BeH janë ndër vendet të cilat synojnë integrimin sa më të shpejtë të shtetit të tyre në BE, kanë bërë një përmirësim të vogël në radhitjen e përgjithshme të shteteve sa i përket sundimit të ligjit.
Maqedonia e Veriut ka lëvizur nga vendi i 64-të që ishte vitin e kaluar, këtë vit në vendin e 63-të, ndërsa Bosnjë e Hercegovina ka avancuar pozitën e saj për 2 vende, nga vendi i 72-të në vendin e 70-të.
Shqipëria dhe Serbia shënojnë rënie
Dy vende të tjera aspirante për anëtarësim në BE nuk korrespondojnë me pretendimet e tyre.
Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet e vetme të rajonit të cilat kanë shënuar rënie në indeksin e përgjithshëm të sundimit të ligjit, sipas organizatës World Justice Project.
Nga vendi i 83-të vitin e kaluar, këtë vit Shqipëria radhitet e 87-ta, ndërsa Serbia nga pozita e 81 vitin e kaluar, tani mban pozitën e 83-të.
Vendet skandinave në maje
Të paktën pesë vitet e fundit në 3 vendet e para sa i përket sundimit më të lartë të ligjit radhiten Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, duke mos e anashkaluar edhe Finlandën.
28 Tet 2022
Kosova, vendi ku sundon ligji, Shqipëria dhe Serbia shënojnë rënie
Sipas raportit të publikuar nga Organizata World Justice Project, Kosova është shteti me indeksin më të lartë të sundimit të ligjit në Ballkan, njëherësh edhe shteti i dytë në botë për përmirësim më të madh në sundimin e ligjit.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Samiti III i Diasporës në Tiranë: Diaspora, simbol i qëndrueshmërisë
Në ditën e dytë të Samitit të tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Rama u shpreh se, përtej simbolikës që ka, ky takim vjen edhe me vetëdijen e plotë për shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.