Kroaci: Tre detarë humbën jetën në një aksident në Mali Loshinj.     /Foto: HINA

Tre detarë kroatë humbën në një aksident në Mali Loshinj të dieln kur trau hyrës i tragetit Lastovo u rrëzua, konfirmoi ministria e Detit, e Transportit dhe e Infrastrukturës e Kroacisë.

Një nga punëtorët ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Rijekës për mjekim. Gjendja e tij është stabile dhe është në vetëdije.

Sipas tij, në fillim nuk ka qenë plotësisht i qartë numri i viktimave, sepse trau shumëtonësh ka bllokuar anëtarët e ekuipazhit të Jadrolinija.

Zjarrfikësit që ndodheshin aty pranë erdhën në shpëtimin e detarit të mbijetuar. Ai u nxor nga deti dhe më pas u transportua me helikopter në një spital në Rijekë.

Presidenti i Jadrolinisë, David Sopta, tha se janë tronditur nga ngjarja tragjike ku humbën jetën dy detarë nga zona e Splitit dhe një nga Zadari.

Trageti Lastovo operon në linjën Zadar - Ist - Olib - Silba - Premuda - Mali Loshinj. I ndërtuar në vitin 1969 në Japoni për një klient japonez, ai u bë pjesë e flotës Jadrolinija në 1978.

Sipas Soptës, deri më tani nuk kanë pasur probleme me të.

TRT Balkan / agjencitë
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj