Kroacia: Në vitin 2022 më shumë hynë sesa u larguan nga vendi.     /Foto: AA

Byroja Shtetërore e Statistikave të Kroacisë (BShS) prezantoi të dhënat sipas të cilave në vitin 2022, në vend kanë emigruar mbi 11.685 persona, gjegjësisht më shumë emigruan në Kroaci sesa u larguan nga vendi. Bazuar në këto të dhëna shumica e emigrantëve vijnë nga Ukraina dhe Bosnjë e Hercegovina, ndërsa kroatët largohen më shumë për në Gjermani.

"Në vitin 2022, në Republikën e Kroacisë nga jashtë emigruan 57.972 persona dhe 46.287 persona u shpërngulën jashtë vendit. Bilanci i migrimit të popullsisë së Republikës së Kroacisë me vendet e huaja ishte pozitiv dhe arriti në 11.685", thonë nga Byroja Shtetërore e Statistikave.

Në numrin e plotë të personave të ardhur dhe të emigruar, një pjesë e konsiderueshme zënë personat që u kanë dhënë leje pune.

"Numri i përgjithshëm i personave të ardhur nga jashtë përfshin personat e zhvendosur nga Ukraina të cilëve iu është dhënë mbrojtje e përkohshme në Republikën e Kroacisë. Nga numri i përgjithshëm i personave të emigruar në Republikën e Kroacisë, 19,3 përqind janë nga Ukraina dhe 14,6 përqind nga Bosnjë e Hercegovina”, thotë BShS-ja.

Nga numri i përgjithshëm i personave që janë shpërngulur nga Republika e Kroacisë, më së shumti janë larguar drejt Gjermanisë (31 për qind). Nisur nga struktura gjinore, në numrin e përgjithshëm të emigrantëve nga jashtë, përqindja e meshkujve ishte më e lartë (67,0 për qind). Në numrin e përgjithshëm të personave që janë shpërngulur jashtë vendit, ka pasur edhe një përqindje më të lartë të meshkujve (61,9 për qind).

Numri më i madh i personave që janë shpërngulur jashtë vendit ishin të moshës 20 deri në 39 vjeç (44,1 përqind). Qyteti i Zagrebit (23,5 për qind) dhe Qarku i Splitit-Dalmacisë (11,8 për qind) kishin pjesën më të madhe të numrit të përgjithshëm të personave të ardhur nga jashtë në Republikën e Kroacisë në vitin 2022.

Sipas numrit të përgjithshëm të njerëzve që u shpërngulën jashtë vendit nga Republika e Kroacisë, qyteti i Zagrebit (19,5 përqind) ishte në vendin e parë, i ndjekur nga Qarku Split-Dalmaci (8,6 përqind), thotë BShS-ja.

TRT Balkan / agjencitë