Presidenti kroat Zoran Millanoviq ka njoftuar sot se zgjedhjet për deputetë të Parlamentit kroat do të mbahen të mërkurën, më 17 prill.
Sipas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për përfaqësuesit e Parlamentit kroat, zgjedhjet në vendvotimet në Kroaci do të mbahen të mërkurën më 17 prill, ndërsa votimi në vendvotimet në selitë e misioneve diplomatike dhe konsullore kroate do të mbahet një ditë më parë më 16 prill, si dhe të mërkurën, 17 prill.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Deputetëve të Parlamentit Kroat, dita e zgjedhjeve në Kroaci është ditë jopune.
Millanoviq ka marrë vendim edhe për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë të Parlamentit Evropian nga Kroacia, të cilat do të mbahen në Kroaci dhe në KShZ-të e atij vendi të dielën, më 9 qershor të këtij viti.
Parlamenti kroat ka mbajtur dje seancën e fundit të këtij mandati, në të cilën me vendim unanim janë shpërndarë 143 deputetë.
15 Mar 2024
Kroacia vendos 17 prillin si datë për zgjedhjet parlamentare
Zgjedhjet në vendvotimet në Kroaci do të mbahen më 17 prill, votimi në vendvotimet në selinë e KShZ-së më 16 dhe 17 prill, ndërsa zgjedhjet për përfaqësuesit kroatë në Parlamentin Evropian do të mbahen më 9 qershor.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.