Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka realizuar një vizitë zyrtare në Greqi, ndërkohë është takuar me homologun e saj grek, Nikos Dendias.
Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, gjatë takimit të dy ministrat "vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë".
Më tej theksohet dhe Xhaçka dhe Dendias shkëmbyen ide për përmirësimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen dhe diskutuan gjithashtu “agresionin e paligjshëm rus kundër Ukrainës dhe ndikimin e tij në rajon”.
"Gjatë takimit ministrat u ndalën edhe diskutuan në parim çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve, referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, duke shprehur përkushtimin për të ecur përpara drejt zgjidhjeve me përfitim reciprok", thekohet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se ministrja Xhaçka theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë mbështeten nga miqësia mes dy vendeve dhe popujve, partneriteti në NATO dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen evropiane të rajonit.
"Ajo nënvizoi gjithashtu faktin se të dyja vendet kanë vendosur një nivel efektiv dhe konstruktiv bashkëpunimi për të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu besimin se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i dobishëm për rajonin në tërësi", thuhet n njoftim.
Kujtojmë se Shqipëria dhe Greqia konfirmuan në tetor 2020 se janë dakorduar që t'i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve.
2 Dhj 2022
Kryediplomatja e Shqipërisë, Olta Xhaçka për vizitë zyrtare në Greqi
Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, gjatë takimit të dy ministrat "vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë".
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.