Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka vizituar Shqipërinë ku është takuar me përfaqësues dhe pjesëtarë të minoritetit grek që jetojnë në jug të vendit.
Mitsotakis është takuar me pjesëtarët e minoritetit grek në zonat e bashkive Himarë, Finiq dhe Dropull, ndërkohë në një nga takimet i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Vizita e kryeministrik grek ka filluar nga Himara, ku pas mbërritjes me helikopter ushtarak është pritur me flamuj grek dhe simbole të tjera të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa ai për të pranishmit ka mbajtur edhe një fjalim në një nga sheshet e qytetit.
Gjithashtu Kryeministri Rama dhe homologu i tij Mitsotakis kanë realizuar së bashku një takim me qytetarët në fshatin Derviçan të Bashkisë Dropull, në Qarkun e Gjirokastrës.
Rama dhe Mitsotakis, si dhe zyrtarë të tjerë nga të dy vendet pas takimeve me banorët kanë ndjekur së bashku edhe programin artistik me këngë dhe valle të minoritetit grek.
Gjatë fjalës së tij në takimin në Derviçan, kryeministri Rama theksoi se minoriteti grek është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes mes dy vendeve.
"Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona. Me shumë mirënjohje dua t’i përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju, të Republikës së Shqipërisë me kombësi greke që i kanë dhënë shumë jo vetëm këtij komuniteti, por i kanë dhënë shumë vendit", tha Rama.
Në fjalën e tij në takimin në Derviçan, Mitsotakis theksoi se minoriteti grek është urë bashkëpunimi midis dy popujve fqinjë.
"Rruga për integrimin e Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë, por do jetë e ngutur, sepse Shqipëria ia vlen të bëhet pjesëtare e Evropës. Ju do keni dobi nga ky zhvillim", tha kryeminitri grek duke iu drejtuar të pranishmëve.
Përveç takimeve me banorët, kryeministri grek ka vizituar edhe institucionet arsimore ku ndjekin mësimin fëmijët e minoritetet grek.
Ndryshe, vizita e kryeministrit grek në jug të Shqipërisë, ishte paraparë të realizohet pas samitit BE-Shqipëri më 6 dhjetor, por shkaku i motit të keq siç tha kryeministri Rama, kjo vizitë u anulua.
22 Dhj 2022
Kryeministri i Greqisë takohet me pjesëtarët e minoritetit grek në Shqipëri
Mitsotakis është të takuar me pjesëtarët e minoritetit grek në zonat e bashkive Himarë, Finiq dhe Dropull, ndërkohë në një nga takimet i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore