Kryeministri i Serbisë në largim, Millosh Vuçeviq, tha se koalicioni qeverisës është më afër një vendimi për formimin e qeverisë së re, por se ai nuk mund të përjashtojë shpalljen e zgjedhjeve.
Vuçeviq ka shtuar se vendimi përfundimtar për këtë do të merret për rreth dhjetë ditë, raportojnë mediat serbe.
Ai u shpreh optimist se vendimi për të paraqitur një dorëheqje të parevokueshme do të ndihmonte në qetësimin e tensioneve në shoqëri, si dhe do të tregonte se ka përgjegjësi në politikë.
Vuçeviq tha se do të caktohet një seancë parlamentare në të cilën deputetët duhet të pranojnë dorëheqjen e tij, pas së cilës do të fillojë një periudhë 30-ditore.
"Unë mendoj se jemi më pranë një qeverie të re, por nuk mund të përjashtoj zgjedhjet. Të dyja opsionet janë në tryezë", i tha ai Euronewsit.
Vuçeviç dha dorëheqjen të martën për shkak të zhvillimeve në Serbi, e cila ka qenë skena e protestave dhe bllokadave të studentëve për më shumë se dy muaj, pasi një tendë u shemb në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, duke vrarë 15 persona.