Kryeministrja italiane do të vizitojë Shqipërinë       /Photo: ATA

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në Tiranë, më 5 qershor.

Meloni do të mbërrijë në Shqipëri të mërkurën, ku do të vizitojë qendrat e emigrantëve, së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Kampi i emigrantëve në Gjadër do të ndërtohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar më herët nga të dy vendet.

Verën e kaluar, kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi një vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët e saj, pak muaj para finalizimit të marrëveshjes për emigrantët.

Më 6 nëntor 2023, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshjen për strehimin e emigranteve që vinin nga Afrika e Jugut drejt Italisë, në Shqipëri.

TRT Balkan / agjencitë