Kryeparlamentari i RMV-së, Gashi priti në takim përfaqësuesit e MATTO-s        / Foto: AA

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Tregtare Maqedoni-Türkiye (MATTO).

Gashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se "ka realizuar një takim produktive me përfaqësuesit e MATTO-s".

"Diskutuam për marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike, të cilat paraqesin një bazë të fortë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik", shkroi Gashi.

Ai theksoi se gjatë takimit kanë identifikuar sfidat që u pengojnë në tërheqjen e investimeve dhe hapat e nevojshëm për të lehtësuar investitorët. "Shpreha gatishmërinë e plotë për të mbështetur intensifikimin e bashkëpunimit dhe për të vendosur hapa konkretë në këtë drejtim", tha Gashi.

TRT Balkan / agjencitë