Ku në rajon janë të detyrueshme pajisjet dimërore dhe cilat janë gjobat?        Foto: TRT Balkan

Udhëtimi me makinë në dimër, veçanërisht nëse kalimi i një kufiri përmes Evropës mund të jetë mjaft sfidë duke pasur parasysh rregulloret dhe kufizimet e ndryshme midis vendeve. Prandaj, duhet të dini se në cilat vende të Ballkanit Perëndimor pajisjet dimërore janë të detyrueshme dhe cilat rregulla duhet të ndiqni që të mos gjobiteni.

Ku në rajon janë të detyrueshme pajisjet dimërore dhe cilat janë gjobat? TRT Balkan

Gjoba të ulëta në Shqipëri

Kodi Rrugor i Shqipërisë i obiligon drejtuesit e automjeteve që nga data 15 nëntor e deri më 15 mars të kompletojnë makinat e tyre me pajisje antirrëshqitëse ose goma speciale, për lëvizje në borë dhe akull. Në rast të mosrespektimit të kësaj dispozite ligjore shoferët mund të ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga 10 deri në 40 euro.

Policia e Kosovës me apel për kujdes

Nga data 15 nëntor shoferët duhet të vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre. Kështu ka bërë me dije ditë më parë Policia e Kosovës.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhej në njoftim të policisë.

Sipas policisë pajiset dimërore duhet të vendosen nga data 15 nëntor deri më 15 mars. Gjobat për mospasje të pajisjeve dimërore në Kosovë fillojnë nga 40 euro.

Maqedonia e Veriut me "rregullat e dimrit"

Maqedonia e Veriut, edhe pse ka mbi 200 ditë me diell, ka rregulla ligjore për rregullimin e trafikut që vlejnë njësoj për më shumë vende të Evropës veriore. Drejtuesit e automjeteve duhet të kenë gjithmonë të ndezur dritat e tyre dhe nëse nuk e bëjnë këtë gjobitet 15 euro gjatë ditës dhe 30 euro gjatë natës.

Klima e ngrohtë në pjesën më të madhe të vitit nuk bën përjashtim për dispozitat për pajisjet e detyrueshme dimërore. Ai hyn në fuqi më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars të vitit pasardhës. Në Maqedoninë e Veriut, nëse nuk keni goma dimërore gjatë periudhës së treguar, do të paguani 45 euro gjobë, si dhe mund të përballeni me përjashtimin e automjetit nga trafiku.

Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të mbajnë zinxhirë në rastet kur rrugët janë të mbuluara me borë ose akull.

BeH, masat deri në prill

Në Bosnjë e Hercegovinë, pajisjet dimërore janë të detyrueshme për një periudhë prej një muaji më shumë në krahasim me Maqedoninë e Veriut, pra përfundon më 15 prill. Shoferët në BeH duhet t'i pajisin automjetet e tyre me goma të përshtatshme dimërore. Këtu gjobat për mospërmbushje të detyrimit janë më të ulëtat krahasuar me rajonin dhe variojnë nga 20 deri në 100 euro. Në Bosnjë e Hercegovinë, nëse një shofer nuk ka goma dimërore në një vend të caktuar ku ka shenjë për pajisje dimërore, ai mund të përjashtohet nga trafiku.

Në Mal të Zi gjobat rriten me borën

Mali i Zi është vendi i fundit nga Ballkani Perëndimor në të cilin rregulli për pajisje të detyrueshme dimërore zbatohet në periudhën nga 15 nëntori deri më 31 mars. Autoritetet malazeze gjatë muajve të dimrit kërkojnë që shoferët të përdorin goma të përshtatshme. Nëse nuk ka borë në rrugë, gjobat për mosrespektim të rregullave variojnë nga 60 deri në 150 euro, ndërsa kur ka borë nga 80 deri në 300 euro për shoferët pa pajisje dimërore.

Sezoni i gjatë “dimëror” në Serbi

Sezoni i pajisjeve të detyrueshme dimërore fillon në Serbi që më 1 nëntor. Të gjithë shoferët duhet të vendosin goma dimërore në makinë. Ky detyrim në Serbi zgjat më së shumti krahasuar me vendet e rajonit, pra vlen deri më 1 prill të vitit të ardhshëm.

Në Serbi, nëse gjatë kësaj periudhe nuk keni goma të përshtatshme dimërore, do të përballeni me gjoba më të larta. Kështu, për pajisjet e papërshtatshme dimërore, gjoba varion nga 85 deri në 150 euro, varësisht nga kategoria e automjetit dhe qëllimi i tij.

TRT Balkan