Kurti priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj       / Foto: AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, pas manifestimit kryesor për nder të Ditës së Çlirimit të mbajtur në Prishtinë.

Kurti tha se i janë përherë mirënjohës Shqipërisë për kontributin në Kosovë në të gjitha etapat. Sipas tij, presidenti Begaj duke qenë edhe ushtarak edhe mjek “e di shumë mirë 12 qershorin 1999”.

Begaj, i cili po qëndron në Kosovë për nder të Ditës së Çlirimit, tha se 12 Qershori është dita e rilindjes së Kosovës dhe e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun dhe sakrificën e heronjve të UÇK-së.

Kurti dhe Begaj janë dakorduar se ashtu sikurse në dekadën e kaluar primare në bashkëpunimin ekonomik të të dyja vendeve ishte autostrada që lidh të dyja shtetet, e njohur si Rruga e Kombit, për dekadën e ardhshme primare do të jetë hekurudha Prishtinë-Durrës.

TRT Balkan / agjencitë