Kurti: Serbia po i frikëson serbët për mospjesëmarrje në zgjedhjet e Veriut.    / Foto: AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se nuk kanë asnjë informacion për destabilizim të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve më 23 prill.

Ai është shprehur se Serbia nëpërmjet propagandës po tenton t'i frikësojë serbët lokalë në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

"Mua më vjen keq që qytetarët serbë të Kosovës i janë nënshtruar një propagande të egër të mediave nga Beogradi që janë të afërta me pushtetin atje që të mos tregohen konstruktiv dhe mos të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar...Ne nuk kemi informacione të cilat do të na bënin të mendojmë se po përgatitën pengesa apo pengime të këtij procesi, përveç frikësimit mediatik”, tha Kurti.

Mirëpo, ai u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës në veri që të dalin në zgjedhje.

Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.

Këto komente Kurti i ka bërë pas vendosjes së gurëthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.


TRT Balkan / agjencitë