Mbrëmë në një seancë speciale për Kosovën, deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan raportin për procesin e negociatave me Kosovën.
Për raportin votuan 148 deputetë, kundër 57, ndërsa dy deputetë nuk votuan.
Bëhet fjalë për Raportin për procesin e negociatave me institucionet Kosovëm në periudhën prej 15 qershor 2021 deri më 1 shtator 2022.
Raportin në seancë e prezantoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ndër të tjera tha se Serbia as drejtpërdrejt e as tërthorazi nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të krahinës sonë jugore serbe.
Vuçiq gjatë seancës iu përgjigj pyetjeve të deputetëve për Kosovën, por edhe për tema të tjera.
Ndryshe, kjo seancë ishte seanca e parë speciale e Kuvendit të Serbisë në mbledhjen e 13-të, dhe Raporti për Kosovën ishte pika e vetme e rendit të ditës.
15 Sht 2022
Kuvendi i Serbisë miraton Raportin për dialogun me Kosovën
Për raportin votuan 148 deputetë, kundër 57, ndërsa dy deputetë nuk votuan.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.