Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe propozimi franko-gjerman kanë qenë temë diskutimi sonte në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarëve të BE-së dhe ShBA-së, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, njoftoi ky i fundit.
“Ne do të fillojmë të flasim për zbatimin e asociacionit të komunave serbe. Këtë gjë e kam bërë shumë të qartë, kështu që shpresoj se do ta kalojmë këtë krizë në një të ardhme shumë të afërt. Jam shumë i inkurajuar që përfaqësuesi special i BE-së është këtu dhe gjithashtu shpreha mbështetjen time për përpjekjet e tij për të kaluar në propozimin gjermano-francez”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, theksoi se tensionet e krijuara në veri si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë nuk i ndihmojnë askujt.
"Kemi ardhur në këtë moment dhe nuk dua t’ia drejtoj gishtin dikujt tani, por dua të them se jemi të përkushtuar të bëjmë më të mirën për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë”, tha Lajçak. Krahas takimit me kryeministrin Kurti, ai bëri të ditur se sonte do të takohet me drejtuesit e KFOR-it dhe EULEX-it. Ndërsa, për nesër në Beograd, paralajmëroi takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Rivendosja e barrikadave në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës, përfshirë atë ndaj patrullës së EULEX-it nga serbët ka ngjallur reagime të shumta nga rajoni dhe vendet e BE-së.
13 Dhj 2022
Lajçak: Tensionet në veri nuk i ndihmojnë askujt
Emisarët e BE-së dhe ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar në Prishtinë sonte kanë zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.