Ndryshimi i akrepave të orës në Maqedoninë e Veriut sivjet mund të mos ndodhë. Autoritetet qeveritare janë në shqyrtim e sipër të mundësisë që të bëhet shteti i parë në rajon dhe më gjerë i cili do ta mbajë përllogaritjen verore të kohës. Disa ditë para se të fillojë llogaritja dimërore e kohës ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nga autoritet e Maqedonisë së Veriut.
Shqyrtimi i këtij opsioni ndërlidhet me qëllimin e kursimit të energjisë elektrike. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë prezantimi të kësaj ideje tha se do të analizohen të gjitha përvojat rreth vazhdimit të përllogaritjes verore të kohës.
Debati nëse është i nevojshëm ndryshimi i orës dy herë brenda vitit ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe mbrojtësit e shfuqizimit të tij besojnë se nuk ka prova konkrete të kursimit të energjisë. Kjo veçanërisht vlen për përdorimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektronike që nuk varen nëse është ditë ose natë jashtë.
Türkiye në vitin 2016 braktisi përllogaritjen dimërore
Në botë numërohen dhjetëra shtete të cilët nuk i ndryshojnë akrepat e orës. Prej vitit 2016 një vendim të tillë e praktikon edhe Türkiye.
Analizat e tyre (të Türkiyes) flasin se deri në dhjetor të vitit 2021 kanë kursyer rreth 6.82 miliardë kilovat në orë (në energji elektrike) që nga fillimi i praktikës dhe kjo është e barabartë me 431.9 milionë dollarë.
Por, ndryshimi i akrepave të orës gjithashtu ndërlidhet edhe me efektet shëndetësore. Hulumtuesit e gjumit vite më parë njoftuan se ndryshimi orës, gjegjësisht kalimi nga përllogaritja verore në atë dimrore ndikoi që adoleshentët të flenë dy orë e gjysmë më pak.
25 Tet 2022
Llogaritja e kohës: Maqedonia e Veriut shqyrton opsionin veror
Maqedonia e Veriut mund të jetë ndër vendet e para në Evropë që nuk do të ndryshoj llogaritjen verore të kohës.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Samiti III i Diasporës në Tiranë: Diaspora, simbol i qëndrueshmërisë
Në ditën e dytë të Samitit të tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Rama u shpreh se, përtej simbolikës që ka, ky takim vjen edhe me vetëdijen e plotë për shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.