Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović.
Gjatë takimit Kushi dhe Vojinović diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.
“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi”, tha Kushi në një postim në rrjetet sociale..
Ministri i Malit të Zi, Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt.
Ndryshe, javën e kaluar në Tiranë zyrtarisht u prezantua Abetarja e përbashkët Shqipëri- Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në prezantimin e Abetarës së unifikuar tha se kjo ide është përfaquar edhe nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
16 Sht 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.