Në mesnatë skadon periudha kalimtare prej pesë vitesh, pra dispozita e Marrëveshjes së Prespës, sipas së cilës do të pushojnë së vlejturi dokumentet e udhëtimit për përdorim ndërkombëtar, të cilat përmbajnë emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë.
Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani, në një konferencë për medie të premten tha se qytetarët që do të gjenden jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me dokument udhëtimi i cili lëshohet në zyrën diplomatike dhe misionet konsullore.
Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019, që do të thotë se vlefshmëria e pasaportave me emrin Republika e Maqedonisë skadon pesë vjet më vonë, pra më 12 shkurt të këtij viti.
Marrëveshja e Prespës me të cilën Republika e Maqedonisë ndryshoi emrin e saj kushtetues me emërtim gjeografik, Republika e Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua më 17 qershor 2018. Amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedoninë e Veriut në Kuvend u votuan më 11 janar 2019. Pas publikimit të ndryshimeve në Gazetën Zyrtare në shkurt 2019, filluan të ecin afatet pesëvjeçare në përputhje me Marrëveshjen.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dje njoftoi se nga 13 shkurti do të jenë të vlefshme pasaportat dhe patentë shoferët vetëm me emrin e ri. Letërnjoftimet do të jenë të vlefshme edhe pas datës 13 shkurt dhe qytetarët do të mund t’i përdorin pa problem në territorin e vendit tonë.
“U kërkojmë qytetarëve me dokumente të vjetra udhëtimi të mos tentojnë të largohen nga vendi ynë sepse nuk do të jetë e mundur. Qytetarët me dy shtetësi do të mund të përdorin pa problem dokumentet e udhëtimit të shtetit tjetër. Gjithashtu, theksojmë se çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut që vjen në pikën kufitare për të hyrë në vendin tonë, do të pranohet pa marrë parasysh dokumentin e udhëtimit me të cilin vijnë. Për dalje nga shteti në shtetet me të cilat kemi marrëveshje dypalëshe udhëtimi me letërnjoftim, qytetarët nuk do të kthehen nga punonjësit tanë të policisë kufitare nëse kanë letërnjoftim me emrin Republika e Maqedonisë, por nuk mund të garantojmë se do të pranohen nga vendet e tjera. E njëjta gjë vlen edhe për lejet e qarkullimit, por edhe për letërnjoftimet”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Presidenti i shtetit, Stevo Pendravoski, në një paraqitje para mediave njoftoi se përdorimi i patentë shoferëve me emrin e vjetër të shtetit do të shtyhet edhe për 10 muaj. “Mund t'ju informoj se pothuajse të gjitha grupet parlamentare kanë dhënë mbështetjen e tyre. Sot në orën 17 ose 18, me sa di unë, është caktuar seanca e Kuvendit, në të cilën do të kalojë një ndryshim në ligjin për patentë shoferin, i cili do të zgjasë periudhën e vlefshmërisë brenda shtetit. Mendoj se ligji do të jetë 10 muaj plus, rreth 270.000 patentë shoferë duhet të ndryshohen në 10 muajt e ardhshëm dhe kjo është e realizueshme”, tha Pendarovski.
“Mund t'ju informoj se pothuajse të gjitha grupet parlamentare kanë dhënë mbështetjen e tyre, sot në orën 17 ose 18, me sa di unë, është caktuar seanca e Kuvendit, në të cilën do të kalojë një ndryshim në ligjin për patentë shoferin, i cili. do të zgjasë periudhën e vlefshmërisë në brendësi të shtetit. Mendoj se ligji do të jetë 10 muaj plus, rreth 270.000 patentë shoferë duhet të ndryshohen në 10 muajt e ardhshëm dhe kjo është e realizueshme”, tha Pendarovski.
Sipas ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nëse ka vullnet politik, problemi me dokumentet personale do të zgjidhet brenda një dite. Zgjidhja, sipas Toshkovskit, janë ndryshimet në dy ligje, për dokumentet personale dhe për sigurinë në komunikacion.