Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për temat politike më së shpeshti informohen nëpërmjet internetit - 56 për qind, prej të cilëve mbi 90 për qind janë të informuar nga rrjetet sociale dhe vetëm 28,2 për qind nga një portal - media onlajn, sipas rezultateve të anketës EUROMETAR 2023.
Pyetjes “si informoheni për temat politike” shumica ose 56,5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur nëpërmjet internetit, ndjekur nga 43,5 për qind përmes televizionit, 12,5 për qind nga miqtë/familja dhe 1,8 për qind nëpërmjet radios. Rreth 13,4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë të informuar.
Shumica e qytetarëve ose 90,3 për qind përdorin rrjetet sociale (Facebook, Twitter, Instagram, YouTube, Podcast) si burim interneti për tema politike, pasuar nga 28,3 për qind nga një portal onlajn – media dhe vetëm 13,8 për qind nga platforma onlajn e radiostacioneve ekzistuese ose kanale televizive.
Violeta Gligorovska nga Eurothink - Qendra për Strategji Evropiane theksoi se qytetarët mund të zgjidhnin më shumë përgjigje për këtë pyetje, kështu që rrjetet sociale ishin zgjedhja e parë për 81,6 për qind të të anketuarve, për 16 për qind mediat onlajn dhe 2,3 për qind ndonjë platformë onlajn të radio stacionet ose kanalet televizive ekzistuese. Media onlajn është zgjedhja e dytë për 53,1 për qind të të anketuarve, e ndjekur nga rrjetet sociale për 41,6 për qind të të anketuarve. Platformat onlajn të radiostacioneve ekzistuese apo kanaleve televizive është zgjedhja e tretë për 94.8 për qind të të anketuarve.
Shumica e qytetarëve, ose 33,7 për qind, rrallë ndjekin temat e politikës së jashtme, pra proceset integruese evropiane të vendit. Rreth 26,1 për qind ndjekin shpesh dhe 21,4 për qind rregullisht.
Për sa i përket rëndësisë së burimeve të informacionit për BE-në dhe procesin e anëtarësimit të vendit në BE, të anketuarit u japin përparësinë më të madhe materialeve televizive/video (47%), ndërsa pjesëmarrja e drejtpërdrejtë personale në një ngjarje/debat publik është e rëndësishme për 35%, materiale multimediale për qasje onlajn nga 34 për qind dhe tekst ose infografikë nga 33 për qind e të anketuarve.
Shumica e qytetarëve, 48,2 për qind, kanë thënë se janë të informuar çdo ditë për temat që kanë të bëjnë me BE-në dhe vendin, pastaj 30,1 për qind në muaj, 18,4 për qind në javë dhe 3,3 për qind nuk janë përgjigjur.
Sondazhi EUROMETAR 2023 u krye gjatë shtatorit 2023 në një kampion përfaqësues prej 1003 të anketuarish, nga agjencia BRIMA në një kampion të rastësishëm të shtresuar në shumë nivele të popullsisë së moshës 18+, të hartuar sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe bazuar në të dhënat nga Regjistrimi 2021.
Hulumtimi i opinionit publik është realizuar në kuadër të projektit “Media për BE-në” – Programi i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.