Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me të cilin do të ketë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë nga 1 shtatori i këtij viti dhe nga 1 marsi i vitit të ardhshëm.
Në seancën e 14-të të Kuvendit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, pas procedurës së shkurtuar, u votua me 78 vota “për”. Rritja lineare e pensioneve është premtim zgjedhor i VMRO-DPMNE-së në pushtet.
Me ndryshimet e miratuara, do të ketë rritje lineare të pensioneve për 40 euro më 1 shtator të këtij viti dhe 1 mars të vitit të ardhshëm, me qëllim që, siç thotë Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e Rinisë, të sigurojnë rritje të standardit dhe një jetë më e mirë e më cilësore për pensionistët.