Maqedonia e Veriut fillon procesin e anëtarêsimit në Qendrën e Ekselencës për mbrojtje kibernetike e akredituar nga NATO, me seli në Talin në Estoni, shkruan në Facebook ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut thuhet se takimin me drejtorin e qendrës, Mart Norma, ministri Osmani theksoi se siguria kibernetike është në krye të agjendës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila ndërmerr një sërë aktivitetesh për forcimin e kapaciteteve nacionale për t'u ballafaquar me këtë lloj të sfidave, bazuar në strategjitë nacionale të sigurisë kibernetike dhe kërcënimeve hibride.
Osmani informoi se qeveria në vazhdimësi bashkëpunon me të gjitha palët e interesuara, respektivisht me industrinë private, komunitetin hulumtues dhe akademik dhe shoqërinë civile, në përmirësimin e parandalimit, reagimit dhe rimëkëmbjes nga sulmet е infrastrukturës kritike, të cilat me fillimin e luftës në Ukrainë u bënë më të shpeshta.
"Në takimin e sotëm, Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili është i ekspozuar ndaj kërcënimeve nga sulmet kibernetike, u pranua nga Qendra e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s dhe është në proces të anëtarësimit të plotë", thuhet në njoftim.
Në kuadër të procesit, Maqedonia e Veriut mund t’i shfrytëzojë mjetet e qendrës për ta përforcuar rezistencën e saj ndaj sulmeve hibride dhe ta forcojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Qendra e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s është themeluar në vitin 2008 dhe ka status të Organizatës Ndërkombëtare Ushtarake. Misioni i saj është t’i mbështesë shtetet anëtare dhe NATO-n përmes ekspertizës unike ndërdisiplinore në fushën e kërkimit, trajnimit dhe ushtrimeve për mbrojtjen kibernetike.
10 Nën 2022
Maqedonia e Veriut nisi procesin e anëtarësimi në QEMK të NATO-s
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni, i cili ka zhvilluar takim me drejtorin e Qenderës së Ekselencës për Mbrojtje Kibernetike, Mart Norma.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Steinmeier nuk premton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, por e rëndësishme sipas tij është që të vendoset kjo si qëllim.
Artikujt në këtë kategori
Dekodimi i motiveve pas mosmarrëveshjeve shekullore Kosovë-Serbi
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por çështja e njohjes nga Serbia mbetet një çështje e diskutueshme. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa shumica e bashkësisë ndërkombëtare e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.