Maqedonia e Veriut: Qeset e plastikës ndalohen nga 1 korriku 2024.     /Foto: Reuters

Në kategorinë e qeseve plastikë që do të ndalohen në treg nuk përfshihen qeset plastike për bartjen e tekstileve, librave, zyrave, mallrave teknike, ilaçeve, produkteve ndihmëse mjekësore, enëve shtëpiake, lodrave për fëmijë, pajisjeve sportive dhe mallra të ngjashme.

Vendimi për ndalimin e plotë të lëshimit të qeseve plastike dhe të oksobiodegradueshme për transport mallrash në tregun e vendit do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2024, e jo më 1 korrik të këtij viti, njofton Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut (MMPH).

“Në bazë të Rregullores për ndryshimin e rregullores për standardet e biodegradueshmërisë që duhet t'i plotësojnë qeset për mbajtjen e mallrave, mënyrën e nxjerrjes së qeseve të biodegradueshme në treg nga tregtarët, si dhe formën dhe përmbajtjen e formularit për mbajtjen e evidencës, është bërë ndryshimi në nenin 6 në paragrafin 1 dhe fjalët “1 korrik 2023” zëvendësohen me fjalët “1 korrik 2024”. Kështu, ndalimi i përdorimit të qeseve që nuk i plotësojnë standardet e përcaktuara me këtë rregullore do të zbatohet plotësisht nga 1 korriku 2024, sipas MMPH-së.

Mbeten në përdorim qeset plastike për bartjen e tekstileve, librave, zyrave, mallrave teknike, ilaçeve, produkteve ndihmëse mjekësore, enëve shtëpiake, lodrave për fëmijë, pajisjeve sportive dhe mallra të ngjashme.

Gjithashtu, qeset e plehrave nuk përfshihen në kategorinë e qeseve të cilat do të ndalohen.

TRT Balkan / agjencitë