Marrëveshje për bashkëpunim kulturor mes Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut

Marrëveshje për bashkëpunim kulturor mes Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në rrugën "Andrija Herang" në Zagreb u hap Qendra Kulturore-Informative e Maqedonisë së Veriut
Marrëveshje për bashkëpunim kulturor mes Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.     Foto: Bisera Kostadinovska Stojçevska/Facebook 

Kroacia dhe Maqedonia e Veriut në Zagreb nënshkruan Programin për Bashkëpunim Kulturor mes dy ministreve të kulturës për periudhën 2022-2025.

Ministrja e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Kostadinovska-Stojçevska tha se nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim është vazhdimësi e traditës së miqësisë mes dy vendeve dhe kulturave.
"Kultura maqedonase dhe ajo kroate e njohin mirë njëra-tjetrën, kanë bashkëpunuar me sukses dhe e plotësojnë njëra-tjetrën me dekada. Nuk ka kufij për artistët dhe punëtorët e kulturës", tha ajo.
Ministrja kroate Obuljen-Korzhinek, mes tjerash theksoi se mes dy vendeve realizohen projekte të shumta kulturore të suksesshme, mes artistëve, në teatër, muzikë, letërsi, film dhe arte pamore.
“Bashkëpunimi ynë është i dukshëm në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, por edhe në bashkëpunimin institucional”, tha ajo.
Dy ministret në rrugën "Andrija Herang" në Zagreb hapën së bashku Qendrën Kulturore-Informative të Maqedonisë së Veriut.

AA