Shqipëria është afër një bumi turistik dhe marketingu në mediet më prestigjoze ndërkombëtare, por edhe investimet në infrastrukturë, po japin efektet pozitive, si sa i përket rritjes së numrit të turistëve, ashtu dhe tek të ardhurat që ekonomia përfiton nga turizmi.
INSTAT publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit mbi 6.4 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në nëntëmujorin janar-shtator të këtij viti, duke shënuar rritje me 31.8 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur vendin tonë e vizituan 4.8 milionë shtetas të huaj.
Nga këta, 6 milionë kanë deklaruar se qëllimi i vizitës së tyre është për pushime dhe vizitë te të afërm.
Përgjatë nëntë muajve të 2022-shit, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4 herë dhe Anglia me 2 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Vetëm gjatë muajit shtator, referuar të dhënave të INSTAT-it, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë 1.2 milionë. Ky tregues rezulton me një rritje 52.2 për qind, krahasuar me shtatorin e 2021-shit.
Në shtator të këtij viti, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 761.544. Ky numër është rritur me 54.1 për qind, krahasuar me shtatorin e 2021-shit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri, në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi vuante ende pasojat e pandemisë.
Edhe në raport me 2019-n, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32 për qind.
26 Tet 2022
Mbi 6.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë, 30% më shumë se në 2021
Shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
ATA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.