Mbingarkesa e burgjeve: Maqedonia e Veriut tenton ta zgjidhë me amnisti. / Foto: Reuters

Mbingarkesa e burgjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe kushtet mizore të publikuara nga institucionet vendore, Avokati i Popullit dhe ato ndërkombëtare si Komiteti i Helsinkut hapën debatin e shqyrtimit për një propozim ligj të ri për amnisti.

Ky projekt ligj i cili është propozuar nga Ministria e Drejtësisë tashmë ka marrë dritën e gjelbër për të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe së shpejti pritet të caktohet seancë votimi.

Në bazë të këtij ligji pritet të lirohen nga burgu të dënuarit për krime të lehta me burg deri në 6 muaj. Për ata që janë dënuar mbi 6 muaj, propozohet ulje e dënimit me burg me 30 për qind.

Sa të burgosur pritet të dalin nga burgu?

Aktualisht në vend janë 2.345 të dënuar, prej të cilëve 250 janë dënuar me burgim deri në 6 muaj, që do të thotë se nëse ligji miratohet do të lirohen.

Rreth 800 të burgosur ose të dënuar vetëm nga burgu i Idrizovës, (burgu më i madh në Maqedoninë e Veriut), por sipas veprave për të cilat janë dënuar, sipas Ligjit të ri për Amnisti do t'u ulet dënimi me burg për 30 për qind.

Kujtojmë që me ndryshimin e fundit të ligjit për amnisti në vitin 2018 u përfshinë gjithsej 750 të burgosur.

Ligji për amnisti - hera e katërt në histori

Nëse ky projektligj miratohet, do të jetë hera e katërt në vend.

Herën e parë në vitin 2018, herën e dytë në fund të vitit 2019 kur u votua amnisti për disa prej të akuzuarve për datën 27 prill, gjegjësisht të akuzuarit për incidentin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe herën e tretë këtë vit, kur u votua amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid gjatë pandemisë.

TRT Balkan