Për gati 30 minuta thuajse në të gjithë Shqipërinë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se kanë rënë linjat e transmetimit në Shqipëri dhe Malin e Zi.
MIE-ja thotë se nga këqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
“Defekti ka filluar nga linja e interkonjeksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga këqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit”, bën të ditur ministria.
Ndërkohë MIE-ja shton se ka probleme me transmetimin edhe në Bosnjë, edhe në Kroaci.
Furnizimi me energji është rikthyer në gjithë vendin.