Millanoviq-Pirc Musar pajtohen që procesi Brdo-Brioni duhet të vazhdojë

Millanoviq-Pirc Musar pajtohen që procesi Brdo-Brioni duhet të vazhdojë

Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci.
Millanoviq-Pirc Musar pajtohen që procesi Brdo-Brioni duhet të vazhdojë.     /Foto: HINA

Diskutimet e politikanëve të Ballkanit Perëndimor munden vetëm mirësi t’i sjellin rajonit, tha presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, gjatë vizitës zyrtare në Zagreb.

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, ajo tha se dëshiron të vazhdojë me procesin e Brdo-Brioni, të cilin e inicioi paraardhësi i saj, ish-presidenti Borut Pahor.

Më herët presidentja slloven kishte deklaruar se nuk dëshiron se ky format të mbahet vetëm një herë në vit. Propozimi i saj ishte që gjatë takimeve të merret përsipër obligimi që Ballkani Perëndimor sa më parë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Qëndrimi i saj është që në këto takime të flitet më tepër për të rinjtë të cilët në masë të madhe largohen nga Ballkani Perëndimor dhe më pak për mospajtimet ideologjike.

Presidenti kroat Millanoviq, tha se “disa çështje duhet të kalibrohen”, dhe kjo varët nga disponimi i të tjerëve, posaçërisht Serbisë.

Ai me këtë rast e përshëndeti faktin që Bosnjë e Hercegovina fitoi statusin kandidat për BE.

Raportet e Kosovës dhe Serbisë gjithashtu ishin pjesë e konferencës për shtyp të dy presidentëve.

Sipas presidentit kroat, Serbia patjetër në njëfarë mënyre të njohë Kosovën dhe theksoi se Beogradi duhet të kuptojë se pas “romancës serbe-ruse” do të përfundojë si një dashnore e tradhtuar.

Takimet në kuadër të procesit Brdo-Brioni, me iniciativë të Zagrebit dhe Lubjanës mbahet që nga viti 2013.

Mbledhja e radhës do të organizohet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa presidenti kroat u shpreh optimist se ky takim nuk do të përfundojë me “zënkë mes instrumenteve akorduara si dy herët e fundit”, kur nuk kishte deklaratë të përbashkët.

TRT Balkan / agjencitë