Në ditën e dytë të Ministerialit BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë që zhvillohet në Tiranë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja vuri theksin te bashkëpunimi për të forcuar shtetin e së drejtës.
"Ky takim na bënë bashkë në kohë të vështira për kontinentit tonë për shkak të luftës në Ukrainë, kohë kur zëri dhe veprimet e koordinuara janë kritike për të adresuar sfidat me të cilën përballemi brenda shteteve tona, bashkërisht në rajon dhe mbarë në Evropë”, tha Manja.
Sipas tij, ky Ministerial do të jetë një mundësi më shumë për të forcuar bashkëpunimin në fushën e shteti të së drejtës me fokus konsolidimin e mekanizmave të gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe adresimin e sfidave aktuale të drejtësisë ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, ministrin çek i Drejtësisë, Pavel Blazek tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, është përparësi për presidencën çeke
Blazek theksoi se vlerat evropian janë më të rëndësishme se kurrë pas agresionit rus në Ukrainë.
“Tashmë jemi një vit më pas dhe kemi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, pikërisht këtu në territorin e Evropës dhe kjo do të thotë se angazhimi ynë për vlerat evropiane janë dhe më të rëndësishme se kurrë”, tha ai. Ndryshe, Ministreali "Për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme”, i cili po mbahet në Tiranë organizohet nga Presidenca e Republikës së Çekisë.