Policia e Kosovës dhe FFK-ja publikojnë planin për ndeshjen Kosovë-Izrael / Foto: AA

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës bën të ditur se autoritetet e Serbisë kanë ndaluar të mërkurën 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndër ta edhe zëvendësdrejtorin e policisë. Sipas kësaj ministrie, 5 prej tyre tashmë janë liruar, kurse pesë të tjerë vazhdojnë të mbahen nga autoritetet policore serbe.

“Institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar, por, nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar, ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankoviq”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serbisë me ndalimin e qindra qytetarëve tanë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të ndaluar.

“Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe gjuhën e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë për shmangie të udhëtimit përmes Serbisë”, thuhet në komunikatë.

TRT Balkan / agjencitë