Mundësi Dudaev fitoi medaljen e dytë të bronztë olimpike për Shqipërinë       / Foto: AA 

Shqipëria ka fituar medaljen e dytë historike të bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ka qenë mundësi Islam Dudaev, i cili ka fituar kundër hungarezit Iszmail Muszukajev në finalen për medaljen e bronztë, në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë.

Dudaev arriti të triumfojë 13 me 12 falë një pike në fund të takimit. Megjithëse e dominoi takimin mundësi Dudaev u barazua 12 me 12 në fund nga mundësi hungarez. Por, një vendim i gjyqtarëve në fund të takimit i dha Dudaevit fitoren, pasi arriti ta nxjerrë jashtë tapetit mundësin hungarez.

Mundësi i Shqipërisë siguroi sot finalen, pasi kundërshtari i tij, amerikani Zain Allen Retherford, nuk arriti dot peshën.

Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë, që është e dyta në historinë e Shqipërisë.

TRT Balkan / agjencitë