Kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar fitoi zgjedhjet presidenciale në Slloveni të dielën dhe kështu u bë presidentja e parë femër në historinë e këtij vendi.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, Pirc Musar fitoi rreth 54 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i saj, Anzhe Logar, mori mbështetjen e rreth 46 për qind të atyre që dolën për të votuar.
Pirc Musar, 54 vjeçare, një ish-gazetare dhe avokate e specializuar në mbrojtjen e të dhënave personale, e cila gjithashtu mbrojti Melania Trump, tha se votuesit në zgjedhjet demokratike i thanë shumicës demokratike se çfarë lloj Sllovenie dëshironin.
Ajo njoftoi se do të luftojë për të drejtat themelore të njeriut, të drejtat kushtetuese dhe demokracinë.
Musar shtoi se do të bëjë përpjekje për ta mbrojtur shëndetin publik të cilësisë së lartë, si dhe sigurinë sociale dhe çdo siguri tjetër.
"Dua që Sllovenia të bëhet një vend ku do të kujdesen të moshuarit, ku të rinjtë do të duan të qëndrojnë. Unë dua një Slloveni ku do të jemi më të vetëdijshëm se na presin kohë të vështira për shkak të ndryshimeve klimatike," tha ajo.
Ish-ministri slloven i Punëve të Jashtme Logar, kandidati i opozitës SDS, në një deklaratë për media ka uruar presidenten e re duke i bërë thirrje asaj që të jetë presidente e të gjithë qytetarëve.
"Sllovenia ka nevojë për të tani më shumë se kurrë më parë," tha ai. Ai pohoi se të dy kanë pikëpamje të ndryshme për disa çështje, por se “është në interesin e të gjithëve që të kemi një president të mirë”.
Në prag të raundit të dytë, Pirc Musar tha se hyri në garën presidenciale sepse beson se përvoja, njohuritë dhe aktivitetet e saj në jetën publike, si lufta për të drejtat e njeriut dhe kundër varfërisë tregojnë se ajo mund t'i shërbejë më së miri shtetit, dhe se ajo nuk do të heshtë për parregullsitë në shoqëri.
Natasha Pirc Musar u mbështet më së shumti nga simpatizantët e të tria partive të koalicionit qeverisës (Lëvizja për Liri, Socialdemokratët - SD dhe E majta), por edhe nga votuesit e pavendosur.
Përveç këtyre dyve, për postin e presidentit të republikës konkurruan edhe pesë kandidatë të tjerë – Milan Brglez, Janez Cigler Kralj, Miha Kordiš, Vladimir Prebilič dhe Sabina Sençar.
Këto zgjedhje presidenciale janë të shtatat në historinë e Sllovenisë së pavarur. Milan Kuçan ishte president për dy mandate pesëvjeçare, pas tij Sllovenia u kryesua nga Janez Drnovshek dhe Danilo Tuerk, dhe më pas Borut Pahor për dy mandate.
14 Nën 2022
Natasha Pirc Musar zgjidhet presidentja e parë femër në Slloveni
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, Pirc Musar fitoi rreth 54 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i saj, Anzhe Logar, mori mbështetjen e rreth 46 për qind të atyre që dolën për të votuar.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Kriptovalutat, korniza ligjore dhe pesha mbi krizën energjetike në Ballkan
Kosova dhe Maqedonia e Veriut paralajmërojnë rregullimin me ligj të veprimtarisë së kriptovalutave, ndërsa ligji prej dy vjetësh në Shqipëri nuk po gjen zbatim maksimal. Ndërkohë gërmimi i kriptovalutave po rëndon krizën energjetike.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore