Vendet anëtare të NATO-s kanë filluar dhënien e ndihmës emergjente për Slloveninë e prekur nga përmbytjet, njoftoi Aleanca.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një bisedë telefonike me kryeministrin slloven Robert Golob, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e fortë të NATO-s me Slloveninë, thuhet në njoftim.
"Unë e mirëpres që aleatët e NATO-s ndërhynë me oferta të menjëhershme mbështetjeje, me helikopterë, ura modulare, ekskavatorë dhe ekspertizë inxhinierike", tha Stoltenberg.
Përmbytjet e rënda mbuluan dy të tretat e vendit gjatë fundjavës, me çka humbën jetën gjashtë persona dhe qindra të tjerë mbetën pastrehë.
Pas kërkesës së Sllovenisë për ndihmë nëpërmjet Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive Euro-Atlantike të NATO-s (EADRCC) shkaku i përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura javën e kaluar, Spanja ofroi një helikopter CH-47 që mbante 25 persona, duke përfshirë ekuipazhin dhe stafin mbështetës.
Aleatët e NATO-s ofrojnë mbështetje si nëpërmjet Bashkimit Evropian, ashtu edhe në mënyrë dypalëshe. Bullgaria, Kroacia, Gjermania dhe Franca kanë ofruar mbështetje në helikopterë, ekskavatorë, ura të parafabrikuara dhe ekipe inxhinierike.
Shtetet e Bashkuara dërguan gjithashtu personel në kryeqytetin, Lubjanë, për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar nevojat e menjëhershme humanitare.
Dërgimin e ndihmës drejt Sllovenisë e ka paralajmërua edhe ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, theksoi se njëqind anëtarë të ushtrisë nga përbërjet e ndryshme do të nisën drejt Sllovenisë ditën e nesërme.