Në moshën 63-vjeçare ndërroi Xhengiz Ibrahim, muzikant, teoricien dhe pedagog, virtuoz i kanonit dhe i disa veglave të tjera muzikore.
Ibrahim punoi me vite si mësues i arsimit muzikor në shkollën fillore “Tefejuz” në Shkup, ku mësimi mbahet në gjuhën turke dhe gjatë karrierës së tij ka mbajtur shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Xhengiz Ibrahim ka lindur në Shkup në vitin 1961. Pas mbarimit të Fakultetit të Muzikës, mori titullin muzikant, teoricien dhe pedagog i diplomuar. Ka magjistruar për veglat e vjetra muzikore turke në Institutin e Folklorit "Marko Cepenkov" dhe ka magjistruar në shkencat folklorike.
Instrumentet kryesore që ai u binte ishin kanoni, udi dhe sazi. Ai punoi si redaktor muzikor dhe drejtues i një programi muzikor në redaksinë në gjuhën turke të Radio Televizionit shtetëror të Maqedonisë (MRTV). Ai ishte anëtar i grupit “Muzikët pa Kufij” nga Holanda. Ai bashkëpunoi me muzikantë të shumtë të shquar duke përfshirë Vllatko Stefanovskin, grupet Mizar, Anastasia etj.
Ibrahim bëri kompozime për disa shfaqje teatrale.
Ai do të varroset nesër, më 15 gusht, në varrezat e qytetit të Butelit në Shkup.
Me rastin e vdekjes së muzikantit të shquar Xhengiz Ibrahim, Ambasada e Türkiyes në Shkup, si dhe institucione, organizata dhe institucione të shumta turke në vend, shprehën ngushëllimet e tyre.