Dy kamionë të ngarkuar me 25 tonë ushqime dhe materiale higjienike si dhe 4 mijë batanije janë nisur nisur sot nga Shkupi drejt Türkiyes, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet katastrofike që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt. Kjo është dërgesa e parë nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut, ndërsa do t’i dorëzohen Gjysmëhënës së Kuqe në Gaziantep.
Kryqi i Kuq në Shkup thotë se grumbullimi i ndihmave për Türkiyen do të vazhdojë edhe më tej.
“Kjo është ndihma fillestare. Shpresojmë që në bashkëpunim me kompanitë në periudhën e ardhshme do të sigurojmë ndihmë shtesë”, tha Sait Saiti nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, ambasada e Türkiyes në Shkup falënderuan Kryqin e Kuq për angazhimin për të ndihmuar popullin turk në nevojë.
Ata njoftojnë gjithashtu se qindra tonë ndihma janë nisur nga Shkupi që nga goditja e tërmetit, në bashkëpunim me organizata dhe biznesmenë të ndryshëm.
“Në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Turkiyes në Shkup, nëpërmjet organizatave të ndryshme, kompanive dhe me ndihmën e vëllezërve dhe miqve tanë nga ky vend, deri tani janë dërguar 850 tonë prodhime ushqimore, 53 tonë veshmbathje, 27 tonë materiale higjienike, 34.360 batanije, 186 ngrohëse, 37 tenda dhe 18 agregatë”, tha ambasadori i Türkiyes në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, shumë prej komunave dhe kompanive publike kanë ndarë buxhet për të ndihmuar nevojat emergjente të popullit turk në 10 provincat e goditura nga tërmeti.
Kryqi i Kuq, përveç ndihmave në materiale, po grumbullon edhe para, nëpërmjet numrit për donacione nga telefonitë celulare dhe xhirollogarive për donacione. Deri dje janë grumbulluar gjithsej 407.000 euro mjete financiare, prej të cilave 194.000 euro nga qytetarët nëpërmjet telefonive celulare.