Ndotja e ajrit paraqet një prej problemeve bashkëkohore me të cilët ballafaqohen shumë qytete me numër të madh të popullatës. Imune ndaj këtij problemi nuk janë as kryeqendrat në Ballkanin Perëndimor.
Mbështetur në të dhënat e faqes së specializuar në internet IQAir, kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës rënditet në vendin e shtatë të vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Indeksi i ndotjes këtë mëngjes në Sarajevë është 153.
Nga qytetet e rajonit pas Sarajavës, në vendin e 18-të me indeksin e ndotjes së ajrit 113 renditet Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë.
Beogradi, si një prej qyteteve më të populluara në rajon, por edhe më gjerë sipas këtyre të dhënave, është në vendin e 25-të me indeks të ndotjes 93.
Faqja në fjalë po ashtu jep të dhëna edhe për cilësinë e ajrit në Prishtinë. Kësisoj, kryeqyteti i Kosovës mëngjesin e sotëm renditet në vendin e 29-të me ajrin më të ndotur në botë me indeks 80.
Dy qytete nga India në treshen e parë
Delhi dhe Mumbai në Indi janë qytete që futen në treshen e parë me ajrin më të ndotur në botë. Në mes tyre në vendin e dytë është Karaçi, qytet në Pakistan. Delhi, sipas të dhënave të IQAir, është i vetmi qytet në botë në mëngjesin e sotëm që cilësinë e ajrit e ka shumë të pashëndetshme.
11 Nën 2022
Ndotja e ajrit në kryeqendrat e Ballkanit Perëndimor
Kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës, Sarajeva sipas faqës së specializuar IQAir, mëngjesin e sotëm rënditet në vendin e shtatë të qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Samiti III i Diasporës në Tiranë: Diaspora, simbol i qëndrueshmërisë
Në ditën e dytë të Samitit të tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Rama u shpreh se, përtej simbolikës që ka, ky takim vjen edhe me vetëdijen e plotë për shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.