Nis sot punimet Konferenca e 51-të e INTERPOL-it, që mbahet për herë të parë në Tiranë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Evropës dhe më gjerë.
Aktiviteti do të zhvillohet nga sot deri më datë 13 qeshor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ceremonia e hapjes zhvillohet sot në orën 10:00, me pjesëmarrjen e autoriteteve të larta shtetërore, ku do të jetë e hapur për mediat e akredituara dhe do të pasojë me konferenca zyrtare për shtyp.
Konferenca është aktiviteti më i rëndësishëm i INTERPOL-it në Europë, ku drejtues të lartë nga vendet anëtare, kanë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat dhe të marrin vendime për përparimin e masave të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.