Situata energjetike para dimrit dhe hapat e përbashkët në lidhje me takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit kanë qenë temë e diskutimit mes drejtuesve të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe të Serbisë, në një video konferencë të zhvilluar sot.
“Kam biseduar me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit”, shkruan presidenti i i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në profilin e 'buducnostsrbijeav' në Instagram.
Kur është fjala për Ballkanin e Hapur, Vuçiq tha se kjo nismë do të thotë “paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”.
Ndryshe, samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.
26 Tet 2022
Nismëtarët e Ballkanit të Hapur diskutojnë për Procesin e Berlinit
Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Berlin: Nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor
Si mikpritës i Samitit të Procesit të Berlinit, kancelari Scholz e ka hapur fjalimin e tij me premtimin se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të anëtarësohen në familjen evropiane dhe kjo gjë është në interesin e vetë rajonit.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore